Gjithsej 605 filloristë janë regjistruar në 11 shkollat fillore në komunën e Strugës, që është për gjashtë më pak nga viti i kaluar.
Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës dhe udhëheqës i sektorit të arsimit Dashmir Nasufi në deklaratë për MIA-n informoi se shkollat strugane janë të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor.
“Sivjet kemi 605 fëmijë të regjistruar në klasë të parë, ndërsa vitin e kaluar kishte 611, në 11 shkollat fillore dhe 24 shkollat rajonale në komunë. Para dy ditëve kishim takim me drejtorët e shkollave dhe konfirmuan se gjithçka është e përgatitur për vitin e ri shkollor”, theksoi Nasufi.
Komuna, theksoi ai, punon në zgjidhjen e borxheve të mbetura të shkollave dhe zgjidhje të problemit me pagat tek mësimdhënësit në fshatin Llabunishtë, të cilët një kohë më të gjatë nuk kanë marrë të ardhura mujore.
“Po dakordohemi me Ministrinë e Arsimit ta zgjidhim problemin me pagat tek punonjësit e arsimit në Llabunishtë. Lidhur me borxhet e mbetura me të cilët ballafaqohen shkollat strugane kishte tek tetë shkolla. Në pesë shkolla komuna i ka shlyer borxhet e mbetura, kanë mbetur edhe tre për të cilat e ndërmorëm obligimin që deri në fund të këtij viti edhe tek këto shkolla t’i shlyejmë borxhet”, deklaroi Nasufi.