Kryetari i PDE Arjanit Hoxha sot ka vizituar banorët e fshatit Pirok të komunës së Bogovinës ku nga afër ka biseduar mbi aktivitetet partiake, rrugën europiane dhe nevojën e ndryshimeve kushtetuese përfshirë këtu edhe rrugëtimin politik për të ardhmen e vendit.
Me këtë rast, sipas asaj që shihet, struktura politike të Lëvizjes Besa nga komuna e Bogovinës kanë kaluar në strukturat e PDE.
Mikpritje vëllazërore në Pirok, ku patëm një bisedë jashtzakonisht të këndshme për rrugëtimin politik dhe të ardhmen e vendit, shkruan kështu Hoxha në postimin e fundit.