Strumica dhe Karposhi do të braktisin bashkësinë e vetëqeverisjes lokale

Komuna e Strumicës që sot nuk do të jetë më antare e Njësisë së Vetëqeevrisjes lokale. Të njejtën e ka paralajmëuar edhe komuna e Karposhit. Kryetari i BNJVL-së Orce Gjorgjievski, shpreson se dy kryetarët do ta rishikojnë edhe nëjherë vendimin për braktisjen e BNJVL-së.

Marketing

Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL-së

“Dyert e BNJVL-së janë të hapura për secilin, secili problem zgjidhet, nëse ka iteres dhe nëse nuk fshihet diçka tjetër në prapavijë në këtë proces. Qëndroj në dispozicion si deri tani për të gjithë kolegët, besoj se do të veprojnë arsyeshëm dhe ndoshta kjo ka qenë një mënyrë momentale për të arritur qasje më të madhe mediatike”.

Këtë vendim e komentoi edhe ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski. Ai për Kurir ka thënë se çdom paralajmërim për prishjen e unitetit të BNJVL-së, dëmton BNJVL-në dhe gjithë komunat.

Zllatko Perinski, ministër i Vetëqeverisjes Lokale

“Ky vendim i tyre është vetëkënaqësi klasike, të cilët kanë marrë të drejtën që interesin personal ta vendosin para interesit të qytetarëve, të cilët i kanë sjellur në ato funksione dhe nga të cilët marrin paga tashmë tre vite”.

Njoftimin për braktisjen e BNJVL-së e bëri vetë kryetari i komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov, në facebook.

Kostadin Kostadinov, kryetar i Strumicës

“E braktisim BNJVL-në, me gjithë përgjegjësinë, tentimin për bashkëpunim, raportin e partneritetit, mjaftë është. Filozofi pa program, dëmin të cilin e paguajnë qytetarët. Ky është njëri nga skandalet më të mëdha në Evropë për shkeljet e të drejtave të njeriut, për të drejtat dhe liritë kushtetuëse. Për Strumicën time, nuk ka pasur compromise, nuk ka dhe nuk do të ketë”.

Të njejtën gjë e paralajmëroi edhe kryetari i Karposhit Stevço Jakimovski. Si akuzoi ministrat e kësaj qeverie se u kanë bërë presion të paparë.

Stevço Jakimovski, kryetar i Karposhit

“Shkaqet e braktisjes së BNJVL-së janë të shumta. BNJVL Iika heshtur të gjitha presionet që i vuajmë ne nga ministrat e kësaj qeverie. Nuk jam kryetar komune për herë të parë. Por, kjo që e bëjnë ministrat e Qeverisë së Mickoskit është e paparë. Nuk e di nëse janë me direktiva të tij ose jo, por e shihni se çfarë po bëjnë me komunën e Strumicës”.

Vendimi i komunës së Strumicës ishte sjellë në shenjë revolte përshkak të siç thanë ata indiferencës në periudhën kur banorët e Strumicës janë përballur me ndalesën e ujit të pijshëm, si dhe për refuzimin e Qeverisë për realizim të projektit të vetëm që kishin aplikuar kjo komunë me mjetet e kreditit hungarez.

Marketing