Strumicë, gjendet trupi i pajetë i një personi

Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka kryer inspektim në vendin e quajtur Oresh, në qarkun e Novo Sellës të Strumicës, ku mbrëmë është gjetur një trup i pajetë i një burrë, kumtuan nga PTHP Strumicë.

Marketing

“Sipas njoftimeve të para, te personi janë vërejtur shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, mbi trupin e pajetë është kryer autopsi me qëllim të vërtetimit të shkaqeve të vdekjes. Nga vendi i ngjarjes janë marrë mostrat dhe materialet për të cilët është dhënë urdhër për kryerjen e hetimeve”, thonë nga PTHP.