Strumicë, kapen 21 emigrantë ilegalë

Nëpunësit policorë, mbrëmë, rreth orës 21:30 në f. Vodoça të Strumicës, kanë ndaluar dy automjete “Wolksvagen Pasat” me targa të Shkupit dhe “Audi A6” me targa të Strumicës në të cilat kanë zënë 21 emigrantë ilegalë.

Marketing

Siç kumtoi MPB, menjëherë pas ndalimit të automjetit, shoferët e dy automjeteve janë arratisur, ndërsa në automjet janë gjetur emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Iraku, 10 prej të cilëve në automjetin Pasat, ndërsa 11 në automjetin Audi.

Marketing