Partia më e madhe opozitare në vend, VMRO-DPMNE, sot do të protestojë në Strumicë. Kryetari i kësaj partie, Hristijan Mickoski bëri thirrje për protestë, për siç thotë ai që t’i jepet fund të ardhmes të cilën nuk e duan qytetarët.
VMRO-DPMNE-ja akuzon kryeministrin Zoran Zaev për fillim të fushatës për siç e quan të Marrëveshjes kapitulluese mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. Sipas partisë opozitare Zaev po luan me ndjenjat e qytetarëve para se të dihet nëse marrëveshja do të ratifikohet dhe para se të vendoset për referendumin. Nga VMRO-ja kujtojnë se ratifikimi me dhunë i kësaj marrëveshje do të ketë pasoja penale.
“LSDM është tërësisht i çmendur dhe pa busull. LSDM është i infektuar me sindromin Zaev. Në 15 rreshta arritën të mashtrojnë dhe pastaj ta mohojnë veten. Para se të lëshojnë një njoftim absurd dhe të pabazuar me të cilin duan të manipulojnë publikun, është mirë të përgjigjen nëse Strumica është një qytet evropian ose një qytet i harruar qëllimisht”, janë shprehur nga VMRO-DPMNE.