Një grup prej 48 emigrantëve të paligjshëm nga Bangladeshi, është zbuluar dje rreth orës 23:30, tek Suva Reka, fshati Kosturino, rajoni i Strumicës, nga ana e nëpunësve policorë nga SPB Strumicë.
Siç informoi zëdhënësja e policisë së Strumicës, Hrizantema Rendevska, aksioni është zbatuar në koordinim me Qendrën rajonale “Lindje” dhe Qendrën rajonale “Jug”.
Emigrantët janë dërguar në Qendrën e përkohshme të transitit në Gjevgjeli.