Studeniçan, edhe këtë vit organizohet manifestimi tradicional në mundje

Informojmë banorët e Komunës së Studeniçanit dhe opinionin e gjërë se Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me Klubin e mundjes “Studeniçani” me datë 16.09.2018 (e diel) me fillim prej ora 11:00 në qendrën rekreativo sportive në Studeniçan organizon manifestimin tradicional në mundje “Tradita vazhdon” 2018.

Marketing

Në këtë manifestim, pritet të marrin pjesë mbi njëqind mundës (pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia, ku garuesit do të ndahen në pesë kategori. Manifestimi tradicional në mundje “Tradita vazhdon” 2018 mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës së RM-së, Komuna e Studeniçanit dhe afaristë nga Studeniçani.

I ftojmë të gjithë dashamirët e mundjes që të marrin pjesë në këtë manifestim kulturoro-sportiv.

17.08.2018, Studeniçan

Me respekt,

Azem Sadiki / kryetar

Marketing