Studeniçan, vendosen kontejner për mbeturina

Në prezencë të përfaqësuesve nga Qendra për zhvillim të regjionit planifikues të Shkupit, kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiki nënshkroi tre kontrata për sigurim të kontejnerëve për deponim të gjësendeve elektrike dhe elektronike, xhamave, baterive, akumulatorëve, letrave, plastikës etj.

Marketing

Projekti në fjalë u realizua në bashkëpunim të Komunës së Studeniçanit dhe Qendrës për zhvillim të regjionit planifikues të Shkupit, ndërsa i njëjti financohet nga Ministria e ambientit jetësorë dhe planifikimit hapësinor.

Kontejnerët në fjalë do të vendosen para objekteve të shkollave fillore, komunës së Studeniçanit dhe disa lokacione tjera ku do ta sheh të nevojshme Komuna e Studeniçanit.

Marketing