Studeniçani me numër rekord të nxënësve

Kur në shumicën e rajoneve të Maqedonisë së Veriut numri i nxënësve për çdo vit reduktohet dhe mbyllet nga një paralele, në Sh.f. “Naim Frashëri” në Studeniçan ndodh e kundërta.

Marketing

Vetëm në vitin shkollor 2019/2020, në bankat shkollore janë ulur 224 nxënës të klasës së parë. Ky numër vitin e kaluar ishte 200, ndërsa këtë vit ka kaluar këtë shifër.

Për çdo vit numri i nxënësve të ri shtohet më shumë se 10% ndërsa sipas autoriteteve të Sh.f. “Naim Frashëri”, kapaciteti i objektit të shkollës nuk i përmbush nevojat e nxënësve dhe si rrjedhojë shtrohet nevoja që çdo dy vjet të ndërtohen nga dy klasë të reja.

Aktualisht Sh.f. “Naim Frashëri” në Studeniçan numëron 1684 nxënës. /SHENJA/