Studentët e mjekësisë, të angazhuar në betejën me Kovid-19

Studentët e mjekësisë që janë në vitin e fundit të studimeve kanë hyrë në javën e dytë të angazhimit të tyre në përpunimin e fletë-anketave të pacientëve pozitiv me Kovid-19.

Marketing

Ata thonë se sëmundjen pa vetëdije në shumë raste e përhapin personat asimptomatikë, ndërsa ndodh që pacientin që e kërkojnë të jetë shtrirë në spital.

“Ka shumë raste kur personit që i paraqitem është asimtomatik, ndërsa njerëzit rreth tij kanë gjendje të rëndë klinike dhe janë të shtrirë në spital. Ai ndjehet fajtor, pasi e ka bartur virusin.”,- tha studentja e mjekësisë, Ana Jovanovska.

“Situatë jo e mirë, është vështirë të zhvillohet anketa te anëtarët e familjes, situatë emocionuese, por prandaj janë apelet, që kjo të parandalohet.”,- theksoi studentja e mjekësisë, Tamara Tanevska.

Pacientët janë të moshave të ndryshme, thonë studentët e angazhuar në anketat e pacientëve me Kovid-19.

“Kam pacient të moshuar, pensionist, por dhe të rinj dhe fëmijë që shkojnë në shkollë nga klasa e parë deri në të tretën.”,- theksoi një student.

“Ka një numër të madh kur është infektuar një person, ndërsa meqë jetojnë në bashkësi më pas janë infektuar të tjerët.”,- tha një student.

“Ndodh pacientët të jenë gjatë kohë në izolim, apo të kenë qenë edhe më parë në izolim për shkak të kontaktit me ndonjë person tjetër pozitiv dhe të jenë në shtëpi më shumë se 30 ditë. Në raste të tilla mund të paraqitet edhe depresioni.”,- u shpreh një student.

Në Qendrën e Shëndetit Publik në Shkup, Institutin e Shëndetit Publik dhe Inspektoratin Shëndetësor Sanitar, aktualisht janë angazhuar 100 studentë, ndërsa pritet edhe shpërndarja e studentëve të tjerë në qendrat e shëndetit publik në vend, për të dhënë kontributin e tyre në betejën me Kovid-19.