Studentët, mesazh të qartë Bashës dhe Kryemadhit

Ka hyrë në ditën e 14 protesta e studentëve.

Marketing

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, fillimisht ata të grumbullohen përpara fakulteteve dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë për të përsëritur në kor kërkesat e tyre ende të paplotësuara nga kryeministri Edi Rama.

Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjera, të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin, por kanë edhe një mesazh për Bashën e Kryemadhin: “Mos guxoni të afroheni në protestë”.

Studentët vazhdojnë t’i thonë “Jo” dialogut me kreun e qeverisë, duke thënë se 8 kërkesat e tyre janë të panegociueshme.