tudentët në Shqipëri u janë rikthyer sërish protestave. Një vit pas manifestimeve që tronditën qeverinë dhe e bënë që të ndërmerrte hapa gjigantë në drejtim të kushteve të studentëve, këta të fundit duken sërish të pakënaqur. Një pjesë e tyre bojkotuan mësimin dheprotestuan me pretendimin se Pakti për Universitetin nuk është zbatuar.
Gjatë protestës së zhvilluar pranë Universitetit Politeknik nga studentë të fakulteteve të ndryshme, studentët theksuan se do mblidhen sërish në protesta
Në fund të protestës paqësore e cila zgjati rreth 1 orë studentët nisën mbledhjen e firmave për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, duke u shprehur se nuk është aspak në favor të tyre.