Studentët nga Tetova kanë krijuar një aplikacion që lehtëson transportin

Aplikacioni  NOTaxi – Transport Solution e bën më të lehtë për të gjithë që posedojnë një telefon mënyrën e arritjes deri tek informatat për linjat e autobusëve, gjetjen e mjeteve të transportit si dhe gjetjen e zonës më të afërt të parkingut, transmeton Portalb.mk.

Marketing

E gjithë kjo filloi si një detyre e zakonshme që profesori ua jepte studentëve për çdo javë, të lodhur nga fakti se ishin të detyruar secilën javë të punojnë në diçka shumë të zakonshme, tre studentëve nga Universiteti i Evropës Juglindore ju lindi ideja për të krijuar diçka që sipas tyre “do të ju ndihmonte të gjithëve, sidomos studentëve.”

Pas një pune intensive Irfan Abazi, Valdrin Muharemi edhe Ardian Luma vendosën ta publikojnë aplikacionin i cili fillimisht kryente vetëm një shërbim, që ishte gjetja e mjeteve të transportit. Pas mesazheve të shumta që pasuan menjëherë pas lançimit të këtij aplikacioni, këta krijues u motivuan të punojnë ende më shumë në mënyrë që të ofrojnë sa më shumë shërbime.

“Në momentin kur e publikuam aplikacionin, ai ofronte vetëm një shërbim edhe nuk është se e kishim në plan ta zgjerojmë për aq shpejt kohë. Sidoqoftë, aq shumë mesazhe pozitive pranuam fillimisht nga shoqëria e më pas nga profesorët, ne ramë dakord të mos ndalemi edhe të punojmë derisa ky aplikacion të arrij majat edhe pse jo një ditë të zgjerohemi edhe në tregun ndërkombëtar”, thonë krijuesit e aplikacionit.

Momentalisht këta të rinj janë duke punuar në atë drejtim ku kompanive të transportit do të ua mundësojnë që veprimtarinë e tyre të munden ta kryejnë përmes këtij aplikacioni, si dhe të ju mundësojnë qytetarëve që të bëjnë rezervimin e një mjeti transportues disa ditë më herët, ku ata gjithashtu do të munden të caktojnë destinacionin e nevojshëm e që pagesën do ta kryejnë përmes aplikacionit.

Aktualisht ky aplikacion funksionon në Shkup, Tetovë edhe Gostivar edhe mund të shkarkohet në Android edhe Apple. Po punohet në mënyrë intensive që fillimisht të funksionojë në të gjithë qytetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut e më pas edhe në tregun ndërkombëtar. Krijuesit e aplikacionit thanë se “Nevoja më e madhe për të pasur qasje më të shpejtë deri tek mjetet transportuese edhe parkingjet  është në Maqedoni, andaj ne jemi shumë të kënaqur që sadopak ndihmojmë në këtë drejtim”.

Marketing