Studenti i UT-së, Gadaf Memedi, studenti i parë me aftësi ndryshe që merr pjesë në programin Erasmus +

Studenti Gadaf Memedi nga programi studimor Gjuhë dhe letërsi gjermane, i Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tetovës, në kuadër të programit Erasmus + për dy semestra do t’i ndjek studimet në Philipps-Universitat Marburg, të Gjermanisë.

Marketing

Studenti i Universitetit tonë, Gadaf Memedi është studenti i parë me aftësi ndryshe nga Maqedonia e Veriut që merr pjesë në një shkëmbim studentor në kuadër të programit Erasmus +.

Para nisjes për një Marburg të Gjermanisë, studentit Gadaf Memedi u shpreh mjaft i kënaqur që për dy semestra do t’i ndjek studimet në Universitetin e Marburgut. “Është një kënaqësi e veçantë për mua që këtë vit akademik do t’i ndjeki studimet në një universitet të jashtëm. Kjo është diçka e shkëlqyeshme dhe për mua do të jetë një eksperiencë e re, me shumë mundësi për t’u njohur me vende të reja, njerëz të ri, kultura të reja dhe njëkohësisht, përveç studimeve do të kem mundësinë që ta prezantoj edhe Universitetin e Tetovës dhe vendin tonë para të tjerëve”, u shpreh Gadaf Memeti.

Koordinatorja e programit Erasmus + në Universitetin e Tetovës, Shpresa Ademi theksoi se këtë semestër Universiteti i Tetovës, në kuadër të programeve për mobilitet të studentëve, ka dërguar për studime jashtë vendit gjithsej 22 studentë nga fakultete të ndryshme të universitetit tonë në universitete të ndryshme të botës.