Studenti shqiptar nga Kina: Frikë e madhe, zgjohemi duke kontrolluar veten

Kina është paralizuar nga koronavirusi i cili u ka marrë jetën deri më tani 56 personave ndërsa po përhapet me shpejtësi të madhe. Sefer Vrana student shqiptar në provincën Guandon të Kinës rrëfeu në një lidhje direkte për Abc News realitetin e frikshëm në Kinë.
Seferi u spreh se prej tre ditësh nuk dalin nga shtëpia ndërsa çdo ditë zgjohen me frikën se mos janë prekur nga virusi vdekjeprurës.

Marketing

“Frika është shumë e madhe ngriemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur. Frika është shumë e madhe zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh.” shprehet ai. Studenti theksoi po ashtu se edhe në momentin kur dalin pajisen me maska dhe mundohen të mos prekin në shumë vende.
Pjesë nga intervista:

Në qytetin ku unë jetoj rreziku është i lartë nëse e krahasojmë me qytetet të tjera është më ndryshe. Por për shkak se shpërndarjes bëhet e shpejtë po shtohet edhe numri i të prekurve.
Si funksionon jeta? Jeta është bërë shumë vëshshtirë sidomos tre ditët e fundit, nuk dalim. Deri para tre ditësh kishim mundësi edhe të dilnim por së fundmi jemi munduar të qendorjmë në shtëpi edhe në momenmtin që duam të dalim jashtë vendosim maske.

Mundohemi të mos prekim në shumë vende dhe kur kthehemi lajmë duart sepse rreziku është shumë i madh. Si i siguroni ushqimet?
Deri tani nuk ka qenë e vështirë. Kemi zgjedhur markete më te shtrenjta kemi shmangur tregjet. Deri tani në provincën tonë është më mirë por në provincat e mëdha isushqimi është bërë shumë i vështirë. Kmei një rritje të ndjeshme të çmimit të ushqimeve

Ju jeni me studime vazhdoni të shkoni në univetsitet?
Tashmë problemi është këtu që kjo ka ndodhur gjatë vitit të ri kinez dhe këtu është pushim një muaj dhe ky ka qenë problemi më i madh sepse kanë lëvizur nga një vend në tjetrin. Kemi 56 njerëz që kanë vd*ekur 49 janë shëruar.
Keni tentuar që të largoheni nga provinca ku ndodheni?

Më e mira është qendrimi në shtëpi deri sa të stabilizohet situata. Ligjet që janë shkelur janë te ushqimet sepse kanë ushqim të pistë. Ushqehem me ushqime krejt të ndrysme që jemi mësuar ne në Shqipëri me lakuriqë gjarpërnjë që thuhet edhe nga e ka zanafillën kjo sëmundje
Thuhet e nga lakuriqi i natës ka shkuar te gjarpërinjë dhe më pas ka kaluar te njeriu çfarë flitet nga njerëzit?

Kjo është hipoteza e dytë, dhe hipoteza që thatë është lakuriqi i natës dhe gjarpërnjtë dhe mendohet se nga kjo ka ardhur edhe ky virus. Në provincën tonë shumë pjesë janë bllokuar që të mos hyjnë njerëzit nga provincat e tjera. Një rregull ishte kush kapet pa maskë kishte ndëshkim.
Po transporti publik…

Tek provinca që jam unë është më pak i përdorshëm. Po të shikojmë në provinca të tjera janë mbyllur të gjitha stacionete trenave dhe fluturimve. Më the ke tre ditë që rri në shtëpi kjo të bën të shikosh edhe më tepër të jesh i përditësuar me lajmet. Ajo që pasyrohet në media është e shkruar dhe nuk e ka asnjëherë emoconin. Frika është shumë e madhe, ngriemi çdo ditë dhe shikojmë mos jemi të prekur.

Frika është shumë e madhe zgjohemi në mëngjes dhe kontrollojmë veten mos kemi temperaturë apo dhimbje bajamesh. Keni komunikime me atë afërt shqiptarë të tjerë që jetojnë në Kinë?
Kemi kontakte me shqiptarë të tjerë që janë në të gjthë sipërfaqen kinës por askush nuk shkruan se ka ndonjë problem. Por mundohemi t’i japim kurajo njëri-tjetrit.
Sefer a ka dicka që qarkullon mes njerëzish, sipas mendimit tuaj nëse fshihet nga autoritetet?

Nëpër raportime thuhet sikur janë 2 mijë, por mendohet se ka një prekje deri në 90 mijë vetash, e ka thënnë një kineze që punonte në spital. Ju e zhvilloni jetesën me maska? Ne shmangim daljen jashtë shtëpisë, por në momentin që duhet të dalim atëherë vendosim maska dhe mundësisht mos prekim në asnjë vend. Po qendra shëndetesore të levizshme ka?
Mesa di une janë vetëm grupe urgjete. Por në vende të tjera jo vetëm spitalet

Marketing