Studiuesit gjermanë kanë konstatuar se nëse meshkujt e shikojnë gjoksin e femrës, për të paktën 10 minuta në ditë, do ju zgjatet jeta e tyre.
Vetëm dhjetë minuta duke e shikuar gjoksin e femrës është po aq efektive sa 30 minuta gjimnastikë, thotë Dr. Karen Weatherby
Autorët e studimit thonë se ngulitja e syve te gjinjtë e femrës është një shprehi e shëndetshme e meshkujve dhe ka efekt të njëjtë në jetëgjatësi sikurse ushtrimet intensive, dhe mund të zgjatë jetën deri në pesë vjet më shumë.
Ekzaminimi i gjirit të femrës u krye në 200 të pranishëm. Gjysma e të anketuarve shikonin gjoksin e tyre dhe gjysma tjetër refuzuan. Në përfundim të studimit, shkencëtarët përfunduan se vështrimi i gjoksit të femrave në baza ditore ul presionin e gjakut tek meshkujt dhe zvogëlon mundësinë e infektimit me sëmundje vaskulare.
Shkencëtarët besojnë se dëshira seksuale rrit qarkullimin e gjakut, gjë që çon në një përmirësim të përgjithshëm në gjendjen shëndetësore.
Eksitimi seksual e nxit zemrën që të pompojë më shpejt dhe të përmirësojë qarkullimin. Ne besojmë se nëse e bëni këtë, njeriu mesatar mund të jetojë katër deri në pesë vjet më shumë – thotë Dr Karen Weatherby.