Studim: Islami brenda këtij shekulli bëhet feja më e madhe në botë

Çdo besimtar musliman ëndërron të përjetojë emocionet e Haxhit, një nga pesë kushtet e Islamit, që bashkon në tokat e shenjta në Arabinë Saudite miliona besimtarë nga vende të ndryshme të botës. Besimtarët sigurojnë të ardhurat në mënyra të ndryshme për të realizuar Haxhin, ku nuk mungojnë edhe ata që punojnë posaçërisht për të siguruar të ardhura vetëm për udhëtimin e tyre të jetës. Emine Derhemi, 78 vjeçe, nga Tirana edhe pse në pension ka punuar për shumë vite vetëm për të siguruar të ardhurat që ajo të realizojë udhëtimin për Haxhin, ndërsa sot ajo shikohet nga besimtarët si një shembull i sakrificës, dashurisë për Islamin dhe burim frymëzimi për besimtarët e rinj. ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Feja është ende një pjesë integrale e shumë shoqërive moderne, duke ndikuar në ligjet dhe sjelljet e njerëzve, si dhe mënyrën se si besimtarët lidhen me të tjerët në botë. A do të largohen fetë pas një kohe të shkurtër? Pavarësisht nga ajo që disa pretendojnë, ka pak dëshmi për këtë. Ajo që ndryshon është përbërja e besimtarëve në botë.

Marketing

Krishtërimi ka qenë feja më e madhe në botë për mijëvjeçarë, por sundimi i saj mund të përfundojë diku gjatë shekullit aktual, duke u kapërcyer nga Islami. Muslimanët janë grupi më i madh fetar në rritje në botë, sipas Pew Research, duke u rritur dy herë më shpejt sa popullësira botërorë.

Ndërkohë që popullsia e botës ka gjasa të rritet me 32% në dekadat pasuese, numri i muslimanëve ndoshta do të rritet me 70%, duke u rritur nga 1.8 miliardë në vitin 2015 në rreth 3 miliardë në vitin 2060. Kjo do ta bënte këtë grup 31.1% të popullsisë së botës në vend të 24.1% që është aktualisht.