Përdorimi i këtyre maskave ka rezultuar të jetë i padobishëm thonë ekspertët.
Kjo maskë është duke u përdorur nga punëtorit e sektorit publik, është konsideruar nga ekspertët e industrisë si alternative adekuate si maskë fytyre, shkruan “Metro”.
Mirëpo testimet kanë treguar se këto maska nuk kanë efekt nëse dikush teshtinë në distancë rreth një metër.
Përdoruesi i maskës mund të thithë virusin brenda gjysmë sekondi nëse merr frymë në momentin e gabuar.
Teshtima krijon një unazë vorbulle që është e padukshme për syrin e njeriut. Kjo vorbull do të shpërbëhet në goditje me sipërfaqet, në këtë rast në kontakt me maskën duke i lejuar grimcat të hynë nga anët dhe poshtë maskës.
Nëse në momentin e goditjes së teshtimës në maskën tonë ne marrim frymë, atëherë ne do të thithim virusin direkt.
Pra, edhe distanca prej një metër është e padobishme me këto maska.
I vetmi moment që kjo maskë mund të ketë efekt është nëse është shoqëruar nga një maskë kirurgjike për fundi saj.