Studimi: Depresioni mund të shkaktohet nga ky ushqim shumë i zakonshëm

Një studim i ri nga një ekip hulumtues në Hangzhou, Kinë, ka zbuluar një lidhje mes konsumimit të shpeshtë të ushqimeve të skuqura, veçanërisht patateve të skuqura, dhe rrezikut më të lartë të zhvillimit të ankthit dhe depresionit. Sipas këtij studimi, ata që konsumonin ushqime të skuqura kishin një rrezik 12% më të lartë të ankthit dhe 7% më të lartë të depresionit në krahasim me ata që nuk konsumonin ushqime të tilla.

Marketing

Studimi, i cili përfshiu 140,728 individë gjatë 11.3 viteve, tregoi gjithashtu se lidhja ishte më e dukshme tek të rinjtë. Edhe pse ushqimet e skuqura janë të njohura për ndikimin negativ në shëndetin fizik, si rritja e obezitetit dhe presioni i lartë i gjakut, ky studim sugjeron gjithashtu se ato mund të kenë një ndikim negativ në shëndetin mendor.

Megjithatë, ekspertët e ushqimit kanë theksuar se rezultatet janë ende paraprake dhe nuk është e qartë nëse ushqimet e skuqura shkaktojnë probleme të shëndetit mendor, ose nëse ata që vuajnë nga depresioni dhe ankthi drejtohen tek ushqimet e tilla për ngushëllim. Studiuesit sugjerojnë se akrilamide, një kimikat që formohet gjatë procesit të skuqjes, mund të jetë përgjegjës për rrezikun e shtuar të problemeve të shëndetit mendor, veçanërisht në patatet e skuqura. Yndyrnat që përdoren gjatë skuqjes gjithashtu mund të kontribuojnë në këtë fenomen.