Studimi i frikshëm: Çdo cigare që e pini ua shkurton jetën për mesatarisht 14 minuta

Pjesa më e madhe e jona e di se pirja e duhanit dhe e alkoolit i bën shumë keq shëndetit. Mjekët për këtë arsye, u rekomandojnë të gjithëve që të mos abuzojnë shumë me to.

Marketing

Në këto dhjetëvjeçarët e fundit, shumë shkencëtarë po punojnë shumë për të kuptuar se sa shumë të dëmshme janë këto substanca për shëndetin tonë dhe po përpiqen të gjejnë mënyra efikase për t’i ndihmuar njerëzit që të mos pinë më duhan dhe alkool.

Deri më tani janë shpikur shumë metoda për t’i bindur disi njerëzit që të qëndrojnë larg këtyre produkteve të dëmshme për shëndetin. Për shembull, disa muaj më parë në Angli u shpik paketa e cigareve që “fliste”, e cila i ftonte njerëzit që të mos tymosnin më duhan.

Specialistët kanë shumë mendime për efektet e pirjes së duhanit mbi shëndetin tonë dhe sot ne duam të paraqesim një zbulim shkencor që pa dyshim do t’ju lërë me gojë hapur.

Kështu, një grup shkencëtarësh ka thënë se një cigare mund të reduktojë jetën 14 minuta. Duket absurde, por është pikërisht kështu, duhani ka pikërisht këtë efekt kaq negativ mbi shëndetin tonë. Në sajtin Treatment4addiction, që merret me problemet e varësisë së lidhur me duhanin, alkoolin dhe drogën, janë bërë llogaritje për të kuptuar se sa vjet më pak jeton një person që pi duhan.

Rezultatet e dala janë vërtet shqetësuese dhe prej tyre ju duhet të reflektoni shumë. Nëse një person tymos mesatarisht një paketë në ditë ose 20 cigare, mund të jetojë dhjetë vjet më pak. Nga këto llogaritje konfirmohet se pirja e duhanit e dëmton seriozisht shëndetin dhe se është më mirë që ta lini atë sa më parë të jetë e mundur për të jetuar më gjatë dhe më mirë.

Ndërkohë, një rezultat shqetësues është ai që lidhet me përdorimin e alkoolit. Duket se konsumimi i një pije alkoolike mund të heqë 6 orë jetë. Padyshim, shkencëtarët janë të bindur se edhe marrja e drogave mund të ketë efekte vdekjeprurëse te personat. Vetëm një dozë heroinë mund ta shkurtojë jetën më shumë se 20 orë.

Këto rezultate shqetësuese duhet të dekurajojnë të gjithë ata të cilët përdorin këto substanca vdekjeprurëse për shëndetin fizik dhe mendor. Të gjitha substancat që përmendëm më sipër krijojnë një varësi shumë të fortë nga të cilat është me të vërtetë shumë e vështirë pastaj edhe të largohesh.