Studimi i fundit/ Nga erdhën rastet më të shumta me Covid-19 në New York

Sipas një studimi të ri, shumica e rasteve me Covid-19 në New York, zona më e goditur në SH.B.A, kanë ardhur nga udhëtarët në Evropë, raporton New York Times.

Marketing

“Shumica është qartësisht evropiane”, tha Harm van Bakel nga Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, bashkëautori i gazetës, për Times.

Studimi është në pritje të një rishikimi nga kolegët.

Një ekip i veçantë në Shkollën e Mjekësisë në Grosman të NYU erdhi në një përfundim të ngjashëm, megjithë studimin e një grupi të ndryshëm rastesh. Më 1 shkurt, Presidenti Trump ndaloi shtetasit e huaj të hyjnë në vend në rast se ata më parë kishin qenë në Kinë. Sa u takon udhëtarëve nga vendet evropiane, ndalimi erdhi shumë më vonë, sakësisht në mars.