Shkencëtarët kinez kanë përdorur një mikroskop me krio elektrone për të zbuluar se si koronavirusi infekton njerëzit.
Studimi tregon se virusi shënjestron një lloj receptorësh që gjenden në qelizat e njeriut në mushkëri, zemër, veshka dhe zorrë.
Sipas studimit të ri, botuar në revistën “Science”, virusi shënjestron receptorin ACE2 të njeriut që është lidhur me transportuesin aminoacid. Ky nëntip i strukturës së receptorit ACE2 nuk ishte zbuluar kurrë më parë.
Virusi përdor fushën përçuese për tu lidhur me strukturënACE2, që i mundëson koronavirusit të infektojë qelizën. Shkencëtarët shpresojnë që zbulimi të ndihmojë në gjetjen e një vaksine që parandalon infeksionin të prekë qelizat e njeriut.
Një studim i mëhershëm zbuloi se proteina e virusit ka dy fusha lidhëse për receptorët, njëra përçuese dhe tjetra marrëse. Këto i lejojnë virusit që të lidhet me qelizat e njeriut dhe t’i pushtojë ato.