Studimi: Varianti Omicron i koronavirusit nuk është më i lehtë se Delta

Rastet e shkaktuara nga varianti Omicron i koronavirusit nuk duket të jenë më te lehta se ato që shkakton mutacioni Delta. Kjo sipas të dhënave të mbledhura në Britaninë e Madhe. Studiuesit në Imperial College London krahasuan 11,329 raste me Omicron në afro 200 mijë të infektuar me variante të tjera.

Marketing

Deri më tani, sipas një raporti paraprak të publikuar, studiuesit “nuk shohin asnjë provë që Omicron është më pak i rëndë se Delta”, sipas përqindjes së njerëzve të infektuar që raportojnë simptoma ose përqindjes së rasteve që kërkojnë shtrimin në spital.

Tregues i shpejtësisë me të cilën transmetohet Omicron është grafiku i mëposhtëm i përgatitur nga Instituti Sager në Angli. Në të njëjtën kohë, vaksinat e disponueshme në Mbretërinë e Bashkuar kanë një efektivitet prej 0% deri në 20% pas dy dozave. Megjithatë, shkalla e efektivitetit rritet nga 55% në 80% pas dozës përforcuese.

I njëjti studim tregon se pas marrjes parasysh të faktorëve individualë të rrezikut, shanset për ri-infektim me Omicron janë 5.4 herë më të larta se me Delta.

Një studim i kryer në personalet mjekësore në periudhën para përhapjes së Omicron-it tregon se punonjësve të kujdesit shëndetësor në epokën para Omicron tregoi se pas infektimit me Sars-CoV-2, mbrojtja nga riinfektimi brenda gjashtë muajve ishte 85 për qind. Në rastin e variantit Omicron mbrojtja arrin në vetëm 19%.