Mjekët zbuluan se gjysma e fëmijëve me simptoma dhe një e pesta e fëmijëve pa simptoma ende përhapnin koronavirusin tre javë pasi ishin infektuar.
Puna e tyre, e botuar të Premten në faqen e JAMA Pediatrics, bazohet në një studim nga Boston që zbuloi se fëmijët mbartin shumë viruse, përfshirë koronavirusin.
Studiuesit e Bostonit, të cilët botuan gjetjet e tyre më 1 gusht në Journal of Pediatrics, morën mostra të hundës dhe fytit nga njerëzit nën moshën 21 vjeç. Ata zbuluan se fëmijët kishin nivele shumë më të larta të koronavirusit sesa të rriturit që ishin në njësitë e kujdesit intensiv me COVID-19 dhe shumë më pak receptorë ACE-2, që ekspertët mendojnë se janë mënyra e infeksionit për t’u futur në trup.