Chelesa është kurorëzuar si skuadra më jo ‘Fair Play’ në histori të Premierligës.
Një studim i ri i kryer nga Spreadex, ka zbuluar se skuadra nga ‘Stamford Bridge’ kryeson listat për disiplinën e tyre të keqe.
Ekipeve u janë dhënë 10 pikë për një karton të verdh dhe 25 për një karton të kuq, dhe duke i mbledhur këto, Chelsea ka shkuar në numrin e 18,360 pikë, duke i mposhtur rivalët e tyre.
Renditja vazhdohet me skuadrat e Everton, Arsenal dhe Tottenham.
Manchester United përfundoi në vendin e pestë, ndërsa West Ham në vendin e gjashtë.