Studiuesi: Ali Pashë Tepelena ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Prevezë

Njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare ka treguar se Ali Pashë Tepelena ka qenë një personazh shumë i përfshirë në fushën e kulturës shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Abc e mëngjesit’, studiuesi ka treguar se Ali Pashë Tepelena ka qenë personi i parë që ka ndërmarrë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri, në Prevezë të Çamërisë, së bashku me arkeologun danez, Bronsted.

Tare tregon se ka gjetur disa dokumenta të cilat tregojnë se Ali Pasha i fal ushtarakut anglez, William Martin Leake një kokë të marrë në Brutint, e cila sot ndodhet në British Museum.

Marketing

“Kur do të gjesh gjëra për Shqipërinë, gjithmonë gjerat i gjen jashtë fatkeqësisht, sepse këtu nuk ka shumë. Në Amerikë, Londër, Austri, Francë, gjen goxha. Kam bërë goxha kërkime në Londër sepse atje ka shumë. Në Shqipëri Ali Pashë Tepelenës nuk i është dhënë rëndësia e duhur. Personazhi i tij në fushën e kulturës, është totalisht i panjohur. Aliu ka qenë mjaft interesuar në këtë fushë. Ai ka ndërmarë gërmimet e para arkeologjike në Shqipëri, në Prevezë të Çamërisë, së bashku me arkeologun danez, Bronsted. Bronsted ka treguar se pasi gjetën dy monedha, Aliu i kishte thënë ti ndanin së bashku. Unë kam gjetur disa dokumente të tjera ku ai i fal William Martin Leake një kokë të marrë në Brutint, e cila sot është në British Museum“, u shpreh Auron Tare.