Stuhi dhe reshje shiu në mbarë vendin

Vendi është përfshirë pasditen e sotme nga një stuhi e fuqishme dhe reshje të mëdha të shiut. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në disa fshatra të Komunës së Likovës.

Marketing

Mot i ngjashëm ishte pothuajse në mbarë vendin. Mot të paqëndrueshëm do të ketë edhe gjatë orëve të mbrëmjes.

Nga Enti hidrometeorologjik njoftojnë se nga nesër deri të dielën do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm me erëra më të forta nga veriperëndimi. Pasdite do të ketë reshje shiu.

Në fillim të javës tjetër, moti do të jetë përsëri i paqëndrueshme në shumë vende me shira të rrëmbyeshëm dhe stuhi.