Stuhi dhe shi i rrëmbyeshëm në Afganistan, 40 persona të vdekur

Të paktën 35 njerëz kanë vdekur dhe më shumë se 230 të tjerë janë plagosur si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që janë regjistruar në provincën lindore Nangarhar në Afganistan, kanë bërë të ditur autoritetet.

Marketing

Më herët gjatë ditës, pesë persona tjerë kanë vdekur nga shkaqet e njëjta në provincën Kunar. Sipas autoriteteve, shifra e viktimave në Nargarhar pritet të rritet.

Ato kanë thënë se presin të regjistrojnë shumë dëme dhe shkëputje të linjave të komunikimit. Departamenti afgan i Meteorologjisë ka thënë se pret që shi i rrëmbyeshëm dhe përmbytje të ketë në 12 provinca afgane.