Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje të rrëmbyeshme shiu ka përfshirë pasditen e sotme disa pjesë të Shkupit, ku më të goditura ishin lagjet lindore të qytetit.

Në lagjen Zhelezara, një pemë u rrëzua dhe bllokoi trafikun në rrugën “Koce Metalec”.

Stuhia e fuqishme kaloi gjithashtu edhe mbi Avtokomandë, Gazi Babë, Butel, Hipodrom, Çento, Stajkovc dhe disa lagje dhe vende të tjera në Shkup dhe rrethinë. Deri tani nuk ka informacione për dëme materiale.

Marketing