Era e fortë e cila sot solli një stuhi të madhe në Ohër, rrëmbeu kulmin e një objekti dhe dëmtoi tri banesa të një objekti tjetër, përcjell “Ohrid1.mk”. Një pjesë e çatisë ka rënë edhe mbi një makinë të parkuar para godinës.
Gjatë ditës, dallgë të mëdha u ngritën në liqen, të cilat sipas mediave vendase kanë shkaktuar dëme në banesat përgjatë bregdetit në pjesën e vjetër të Ohrit. Era ka rrëzuar edhe një shtyllë në një nga rrugët e qytetit.