Stuhia “Boris “godet Europën Qendrore e Lindore, të paktën 7 viktima

Moti i keq ka shkaktuar dëme dhe përmbytje të mëdha në Evropën Qendrore dhe Lindore. Stuhia “Boris” që ka prekur disa shtete ka shkaktuar edhe viktima.

Marketing

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në Rumani, ku nga përmbytjet janë shkatërruar mijëra shtëpi. Një person u raportua i vdekur në Poloni nga përmbytjet. Në Klondzko janë evakuuar 1600 banorë.

Ndërsa në Austri një tjetër vend i goditur nga moti i keq, një zjarrfikës humbi jetën.

Autoritetet kanë kryer mijëra operacione për të shpëtuar qytetarët që mbetën të bllokuar në banesat e tyre.