Stuhia më e fortë në 50 vite/ Spanja izolohet nga dëbora, 4 viktima

Stuhia “Filomena” ka mbuluar nga dëbora disa zona të Spanjës, ndërkohë që gjysma e vendit është në alarmin e kuq, pasi reshje më të dendura priten në vijim.

Marketing

Udhëtimi rrugor, hekurudhor dhe ajror është ndërprerë, ndërsa Ministri i Brendshëm Fernando Grande-Marlaska tha se vendi po përballej me “stuhinë më të fortë në 50 vitet e fundit”.

Madridi, një nga zonat më të prekura, është parashikuar se do të arrijë deri në 20 cm (tetë inç) dëborë në 24 orët e ardhshme.  Më në jug, stuhia bëri që lumenjtë të shpërthenin duke dalë nga shtretërit e tyre.

Katër vdekje janë raportuar deri më tani si rezultat i stuhisë Filomena. Zyrtarët thanë se dy persona u gjetën të ngrirë për vdekje – njëri në qytetin Zarzalejo, në veri-perëndim të Madridit dhe tjetri në qytetin lindor të Calatayud. Dy persona që udhëtonin me një makinë u morën me vete nga përmbytjet pranë qytetit jugor të Malaga.

Ndërsa bora ra në Madrid të Premten në mbrëmje, një numër automjetesh u bllokuan në një autostradë pranë kryeqytetit. Aeroporti i qytetit Barajas është mbyllur, së bashku me një numër rrugësh, dhe të gjitha trenat në Madrid janë anuluar.

Marketing