Subhi Jakupi, zgjidhet gjykatës i lartë administrativ

Ish anëtari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Subhi Jakupi është zgjedhur gjykatës i lartë administrativ.

Marketing

Në seancën e sotme të Këshillit Gjyqësor, Lidija Dimçevska njëzëri është zgjedhur për kryetare të Gjykatës së Apelit të Shkupit, e cila deri më tani ka qenë u.d. kryetare.

Për zgjedhjen e kryetarit të Apelit ka pasur 11 kandidatë, në mesin e të cilëve ka qenë edhe gjykatësja Dobrilla Kacarska, e cila e gjykon lëndën e 27 prilli, por dhe e ka dënuar me dënim me burg ish kryeministrin Nikolla Gruevksi për lëndën “Tanku”, pastaj gjykatësi Ognen Stavrev, i cili e gjykon lëndën “Monstra”, por edhe u.d. kryetarja aktuale Lidija Dimevska.

Këshilli Gjyqësor, nga 22 kandidatët e ka zgjedhur gjykatësen Lirije Elezi Ajrullahu nga Gjykata Penale për gjykatëse në Gjykatën e Apelit.

Marketing