Subvencione për bujqit e ri, Selami fton të rinjtë të aplikojnë për këtë masë deri më 10 mars

Edhe përkundër asaj që në vendin tonë ka tokë pjellore të përshtatshme për prodhimin e kulturave bujqësore dhe shteti po derdh miliona euro subvencione, përsëri një masë e madhe e pemëve dhe perimeve po importohen nga jashtë.

Marketing

Shkak për këtë sipas zv drejtorit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Abdul-Selam Selami është se vendet europiane kanë maqineri më të sofistikuar bujqësore. Shqetëson edhe fakti që në vendin tonë ka humbur interesimi për tu marrë me bujqësi.

“Një nga shkaqet është edhe që shumica e të rinjëve nuk merren me bujqësi, pak e kemi lënë pas dore bujqësinë. Mirëpo edhe te makineria bujqësore. Nëse ke makinerinë moderne bujqësore, ti mund të përpunosh tokën shumë më[ lehtë edhe në kohë shumë më të shpejtë se sa një bujk i RMV-së me një traktor të[ thjeshtë do kisha thënë, që sa mund do i shkon që të prodhon”, shprehet zv drejtorit për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural Abdul-Selam Selami.

Për të inkurajuar të rinjtë që të merren me biznes, Agjencia për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural po ndanë subvencione për bujqit e ri. Zv drejtori I këtij institucioni tha se të gjithë të rinjtë e interesuar mund të aplikojnë për këtë masë deri më 10 mars.

“Kjo masë parasheh 20 mijë euro maksimum që mund të shfrytëzojë një bujk i ri. Përmes këtyre masave Qeveria do që të rinjtë të merren më shumë me sferën e bujqësisë. Poashtu të zhvillojë vendet rurale”, thekson Selami.

Selami potencoi se në vitin 2019 janë zbatuar një sërë masash të cilat kishin për qëllim ngritjen e cilësisë së jetesës nëpër vendet rurale, ndërsa thekoi se masa të tilla do të ketë edhe gjatë këtij viti.