Nga fillimi i hapjes së thirrjes publike për subvencione për inverterë janë parashtruar 2.623 kërkesa, ndërsa mbesin mjete edhe për 2.400 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit.
Autoritetet e qytetit edhe një herë i përkujtojnë qytetarët e të gjitha komunave se është në vijim thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kondicionerë inverterë për ngrohje të amvisërive, ku qytetarët mund të aplikojnë onlajn.
“Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverter nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundimin e thirrjes më 30 nëntor të këtij viti. Qytetarëve plotësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të inverterit, por jo më shumë se 62.000 denarë në vlerë neto”, sqarojnë nga Qyteti i Shkupit.
Të gjitha informacionet për thirrjen, si dhe formularët për paraqitje elektronike do t’i gjeni në linkun në vijim: https://www.surveymonkey.com/r/gradskopje-inverter2020