Deri më 31 gusht, mbetet e hapur thirrja publike për studentët aktualë që dëshirojnë të marrin subvencione për ushqim në shumën prej 2.400 denarëve.
E njëjta vlen edhe për studentët e rinj, por ata si datë të fundit për të aplikuar do të kenë 31 tetorin. Me më shumë para do të subvencionohen studentët e shkencave natyrore, ku ka deficit kuadri.
Jashtë subvencionimit të ushqimit mbeten studentët që kanë të ardhura mujore më të larta se paga minimale. Studentët përshëndesin faktin që MASh mori parasysh kërkesën e tyre për subvencione ushqimore.
“Me kërkesën tonë MASh filloi aplikimin e masës për ushqim të subvencionuar . Kjo do të thotë shumë për studentët që do të marrin një shifër mujore prej 2400 denarësh, në 9 muajt e vitit.”,- deklaroi kryetari i Parlamentit Studentor – Shtip, Vane Derivollov.
“Studentët e shkencave natyrore, mund të aplikojnë për bursa deri në 18 mijë denarë, sepse vërtetë ka deficit në këto drejtime dhe si shtet vlerësojmë se duhet të investojmë në këtë drejtim. Në mënyrë plotësuese, për ciklin e dytë e të tretë, shuma e bursës është 9 mijë denarë, kurse për ciklin e tretë 18 mijë denarë. Rekomandimi është që mjetet që do të paguhen drejtpërdrejt në llogaritë e studentëve të përdoren për ushqim të shëndetshëm.”,- tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska.