Suedia merr kryesimin e OSBE, Linde-Ramës: Morët vendime të rëndësishme

Duke filluar nga dita e sotme Suedia do të udhëheqë për një vit Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE).

Marketing

Pas marrjes së kryesimit, kryediplomatja suedeze, Ann Linde ka falenderuar kryeministrin Edi Rama për kryesimin e kësaj organizate në rrethana të cilat ajo i ka cilësuar sfiduese.

“Faleminderit Edi Rama dhe misionit shqiptar në Vjenë për një kryesim me të vërtetë frymëzues të OSBE-së. Pavarësisht rrethanave sfiduese, ju arritët të gjenit modalitetet e takimit, të merrnit vendime të rëndësishme dhe të tregonit një lidership të ri ekzekutiv”, thotë  ministrja e Jashtme e Suedisë.