Qeveria suedeze nuk do të rekomandojë vaksinimin kundër koronavirusit tek fëmijët nën moshën 18 vjeç, pasi ekspertët suedezë besojnë se fëmijët e transmetojnë virusin në një mënyrë të kufizuar, kështu që nuk kanë nevojë për vaksinë.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore suedeze e rekomandojnë vaksinën për të rriturit, veçanërisht për personat e moshuar dhe të lodhur, transmeton CNN.
Epidemiologu kryesor suedez, Anders Tegnel, shpjegoi se Suedia punon sipas parimit të vaksinimit vullnetar dhe kështu ka qenë rasti edhe gjatë pandemive të mëparshme, kur u vaksinuan një numër i madh i njerëzve.
“Me siguri e kemi pasur përqindjen më të madhe të njerëzve të vaksinuar në botë. Në fillim, nuk do të jetë më e rëndësishme të vaksinohen fëmijët, por ata që janë grup i rrezikshëm – të moshuarit dhe ata që punojnë me ta”, tha Tegnel.