Sugareski: 70 milionë euro për rikonstruimin e rrugëve shtetërore

Qeveria përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të investojë 70 milionë euro për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve shtetërore në komunat të cilat për atë dedikim nuk kanë mjaftë financa, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, gjatë vizitës së sotme në komunën e Haraçinës.

Marketing

Shumica e komunave që i ka vizituar gjatë periudhës së kaluar, siç tha ministri, nuk kanë pasur mjaftë para nga buxhetet e komunave për përmirësimin e gjendjes së keqe të rrugëve shtetërore.

“Çdo komunë vetë i konfirmon rrugët prioritare të cilat do të jenë lëndë e sanimit dhe rikonstruimit. Në pajtim me metodologjinë e konfirmuar, çdo komunë do të ketë në dispozicion shumë të caktuar të mjeteve, të cilën do të mund ta shfrytëzojë enkas për rikonstruimin e rrjetit rrugor lokal”, tha Sugarevski, duke shtuar se rikonstruimi i rrugëve shtetërore do të jetë me rëndësi të madhe për të gjithë qytetarët, si parakusht për përmirësimin e jetesës në vendbanime.

Ai, gjatë vizitës në Haraçinë, ka biseduar me kryetaren e komunës Milikie Halimi për projekte infrastrukturore që realizohen në komunë me përkrahje të pushtetit qendror dhe për projekte komunale.

Sugarevski e ka informuar Halimin se me borxhin nga Banka investuese evropiane përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve për komunën e Haraçinës ka në dispozicion rreth 100 mijë euro, të cilat mund të shfrytëzohen për ndërtimin e kanalizimeve dhe ujësjellësve.

Jo vetëm komuna e Haraçinës, por edhe të gjitha komunat tjera të cilat kanë në dispozicion mjete duhet të parashtrojnë projekte të reviduara që të mund të shfrytëzohen paratë, porositi ministri i Transportit.