Sugareski: Janë realizuar 10 për qind nga investimet kapitale, projektet realizohen pa probleme

Pandemia nuk guxon të ndërpresë ndërtimin e rrugëve, hekurudhës, as edhe gazifikimi dhe kapaciteteve dhe ujësjellësit. Në tremujorin e parë të vitit realizimi i investimeve kapitale është i mirë dhe deri në mesin e prillit arrin 10 për qind. Muajin e ardhshëm presim që kriza të ketë ndikim më të vogël dhe të forcohen punët në terren. Tendenca jonë është të përsërisim rezultatet e vitit të kaluar, ka thënë sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Marketing

Projektet, gjithsej 21 ka thënë ai, nuk janë ndërpre, në të punohet vazhdimisht dhe pa ndërprerje. Ndoshta vërehet dinamikë më e ngadalësuar në muajt e parë, por kjo është e arsyeshme për shkak të kushteve dimërore.

“Në mesin e muajit prill, realizimi i investimeve kapitale është 10 për qind. Këtu nuk hyjnë investimet në infrastrukturën rrugore ku shënohen rezultate të mira me 21 për qind realizim ose 60 milionë euro. Në pjesën e infrastrukturës komunale janë realizuar përtej 110 milionë denarë nga ndërtimi i ujësjellësit dhe kanalizimit ose 21 për qind nga mjetet e planifikuara përmes Bankës evropiane për investim dhe 15 për qind përmes projekteve nga KFW bankës, informoi ministri.

Në pjesën e gazifikimit nga një miliardë të parashikuara, deri tani janë realizuar rreth 90 milionë ose rreth nëntë për qind.

Në mënyrë intensive punohet në ndërtimin e ujësjellësit dhe kanalizimit në zonën industriale në Vizbeg ku realizimi është mbi 60 për qind. Punohet edhe në projekte në Manastir, Kavadar, Radovish, Veles, Likovë, Tearcë, Çashkë dhe komuna tjera.

“Presim të gjitha projektet në Buxhetin e Ministrisë të përfundojnë konform planit dhe dinamikës”, ka thënë Sugareski.

Ka shtuar se janë realizuar të gjiha mjetet e parapara me Dekadën e romëve.

Edhe sipas drejtorit të Ndërmarrjes publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov puna vazhdon me ritëm të pa zvogëluar. Deri dje, 24 prill, sipas tij Ndërmarrja ka paguar 3.951.600.000 denarë nga buxheti i saj për realizimin e programit ose 21.3 për qind.

“Me përgjegjësi them se nuk do të ketë shkurtim të investimeve kapitale që u përkasin projekteve infrastrukturore. Nga 18.5 miliardë denarë në tremujorin e parë janë realizuar rreth katër miliardë që nënkupton se nuk ka asnjë ngecje dhe punojmë intensivisht në terren, konform kushteve kohore dhe rekomandimeve për mbrojtje nga koronavirusi”, ka thënë Kitanov.