Sugareski: Me ribalansin nuk zvogëlohen, por rialokohen mjetete nga linja kreditore e Bankës investues evropiane

Me ribalansin e Buxhetit nuk ka ulje të vlerës së mjeteve të dedikuara për projektet që i realizon Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, por bëhet fjalë për rialokim të parave të cilat janë marrë nga linja kreditore nga Banka investuese evropiane për infrastrukturën hekurudhore dhe për sistemet e furnizimit me ujë.

Marketing

“Tek sistemet e furnizimit me ujë bëhet fjalë për projekte që deri më tani është dashur t’i dorëzojnë disa nga komunat, por nuk arritën, për çka deri në fund të vitit nuk do të mund shpenzojnë mjetet e planifikuara. Vlera për këtë qëllim nuk është zvogëluar, e as do të rialokohet për tjetër gjë, gjegjësisht kur do t’i marrim ato projekte gjatë vitit të ardhshëm, menjëherë do të inkuadrohet ndaj realizimit të tyre. Tek infrastruktura hekurudhore, në llogari të Ministrisë mbesin mjetet vijuese për ndërtim dhe mirëmbajtje, ndërsa rreth një miliardë e 300 milionë denarë nga linja kreditore transferohen për vitin e ardhshëm. Arsye për këtë është që vonë është arritur aneksi për pjesën e parë të hekurudhës nga Kumanova deri në Belakocë. Megjithatë, ajo që është me rëndësi është që nga qershori është intensifikuar dinamika edhe në pagesat dhe në realizimin teknik, ashtu që këto mjete nga kredia do të shfrytëzohen. Presim që kjo pjesë të përfundojë deri në në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm dhe më pas menjëherë do të fillojë edhe pjesa e dytë nga Belakoci deri në Kriva Pallankë”, theksoi ministri Sugareski pas inspektimit në rehabilitimin e rrethrotullimit në Koçan.