Intensivisht punohet në ndërtimin e gazsjellësit nga Tetova deri në Gostivar, nga Negotina deri në Kavadar dhe nga Prilepi deri në Manasir.
Një ndër prioritetet kryesore të qeveris është edhe gazsjellësi e cila për vitin e ardhshëm ka ndarë buxhet me vlerë prej 1 miliard e 557 milion denar me të vetmin qëllim të arrije deri tek amvisëritë dhe kompanitë.
“Dua të informoj se në seancën e parafundit të qeverisë, ministria e ekonomisë është e detyruar të krijojë një grup pune që do të vendosë për modelin më efikas për zhvillimin e sistemeve të shpërndarjes së gazit natyror në Maqedoni. Apeloj deri tek komunat që sa më shpejtë të punojnë në përpilimin e projekteve, dokumenteve, të ndajnë mjete nga buxheti i tyre” , tha Goran Sugarevski, Ministri i Transportit.
“Intenzivisht po punohet në pjesën nga Tetova deri në Gostivar investimi kap vlerën prej 29 milion euro. Në këtë pjesë na ka ngelur edhe 35 deri në realizimin të punës ndërtimore. Vitin e ardhshëm paralajmërojmë një tempo më të shpejtë të punës dhe gazin natyror do ta sjellim deri tek të gjitha amvisëritë”, tha Bajram Rexhepi, drejtor i resurseve energjetike të Maqedonisë.
Sipas Sugarevskit me ndërtimin e gazsjellësit qytetaret do të shpenzojnë më pak energji eklektike dhe do të kursejnë në buxhetin e tyre.