Sugareski: Në vjeshtë duhet të përfundojë rruga Tetovë – Kodra e Diellit

Pas përfundimit të punëve përgatitore në periudhën e ardhshme do të fillojë rikonstruksioni i rrugës nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, ndërsa vlerësimet janë se riparimi do të përfundojë deri në këtë vjeshtë, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Tetovë.

Marketing

“Nga ajo që jam informuar punët përgatitore komplet kanë përfunduar dhe për shkak të kushteve klimatike kishin një ngecje, të cilat me siguri muajin e ardhshëm do të tejkalohen, kështu që presim që diku nga vjeshta do të rikonstruktohet komplet rruga nga Tetova drejt Kodrës së Diellit, i cili është 18 kilometra. Pritjet e mia dhe atë që kryerësi e thotë, nuk presim që të ketë probleme dhe thjeshtë diku aty nga vjeshta komplet duhet të përfundojë”, tha Sugareski.

Paratë për aksin rrugor rrugor janë siguruar nga Banka Botërore. Me mjete nga ky institucion financiar shteti do t’i ndihmojë pushtetit lokal në projekte nga infrastruktura rrugore.

“Sot dërgova letra deri te kryetarët e komunave të sjellin projekte për rrugë lokale. Me 70 milionë euro nga Banka Botërore, shteti përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve do të ndihmojë që të bëhen rrugë dhe rrugë lokale. Me këtë projekt konsiderojmë se do të ndihmojmë shumë në komunat duke pasur parasysh se nuk kanë kaq buxhete që të bëhen shumë rrugë dhe rrugica”, sqaroi Sugareski.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve paralajmëroi punë edhe në autostradën Tetovë-Gostivar, ku, siç tha, do të ketë zgjerime të caktuara. Atje do të intervenojë Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore.

Marketing