Sugareski: Po punohet në 90 projekte, në gjerësi prej 700 kilometrave dhe vlerë prej 850 milionë euro

Për momentin po punohet në 90 projekte, rrugë, ura dhe pikpagesa me gjerësi të përgjithshme prej përmes 700 kilometrave rrugë me vlerë prej më shumë se 850 milionë euro, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski atë inspektimit të punëve ndërtimore për rikonstruktimin e rrugës rajonale Draçevë – Taor, shkruan Meta.mk.

Marketing

“Në mënyrë të përforcuar punojmë më gazifikimin, e intensifikojmë ndërtimin e hekurudhës në drejtim të Bullgarisë dhe realisht pres që në tremujorin e dytë dhe të tretë të kemi rritje të fuqishme të investimeve kapitale. Na pret një sezon i gjatë ndërtimor, presim gjithçka që paralajmëruam për ndërtim dhe rikonstruktim në infrastrukturë të realizojmë për sivjet, dhe jam i bindur se do të kemi një viti të fuqishëm ekonomik kushtuar infrastrukturës”, tha Sugareski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, gjatë inspektimit të rikonstruktimit të rrugës rajonale Draçevë – Taor.

Ai informoi se kanë përfunduar 50 për qind të punëve për ndërtimin e hekurudhës në drejtim të Bullgarisë.

“Një pjesë e madhe e problemeve janë tejkaluar, pritet aneks marrëveshjet të nënshkruhen, aksi i parë seriozisht intensifikohet, për aksin e dytë pritet deri në fund të vitit të zgjidhet realizues dhe të fillojë ndërtim, ndërsa për aksin e tretë nga Kriva Pallanka deri në kufirin bullgar. Ministria e e Financave punon në sigurimin e mjeteve. Atje kemi 60 milionë grant mjete nga IPA, konform afateve presim të jetë edhe dinamika”, tha Sugareski, duke theksuar se për një kohë shumë të shkurtër pret inaugurimin e autostradës Shkup – Shtip, do të intensifikohet puna në autostradën Kërçovë – Ohër dhe do të fillojë ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë.

Marketing