Për momentin në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë punohet në realizimin e projekteve në vlerë prej mbi 800 milionë euro, që historikisht është program më i madh investues për përmirësimin e cilësisë së rrjetit rrugor në shtet, deklaroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, gjatë inspektimit të ndërtimit të urës në lumin Luda Mara në Vatashë.
Kjo, sipas Sugareskit është dëshmi se Qeveria maksimalisht është e përkushtuar në ndërtimin e infrastrukturës cilësore rrugore, me të cilën, siç tha, nga një anë do të kontribuojmë për transport të shpejtë dhe të sigurt të mallrave dhe pasagjerëve, ndërsa nga ana tjetër do të stimulojmë rritje të BPV dhe do të krijojmë kushte për rritje ekonomike në vend.
Në inspektimin të urës, krahas Sugareskit, morën pjesë edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Zoran Kitanovski dhe kryetari i Kavadarit Mitko Jançev. Ministri theksoi se kjo është pjesë e përcaktimit programor për ndërtimin dhe përmirësimin e infrasttukturës rrugore në shtet.
“Ky projekt është me rëndësi të madhe për banorët e Vatashës dhe e realizojmë me kërkesë të tyre. Si keni vërejtur, punët ndërtimore po zhvillohen mirë dhe presim që ura e re të përfundojë në afatin e paraparë. Investimi është në vlerë prej rreth 480 mijë euro, ndërsa mjetet janë siguruar nga buxheti i NP për Rrugë Shtetërore. Në pjesën e ndërtimit dhe rikonstruimit të rrjetit rrugor, dua të përmend se së shpejti do të fillojë të rikonstruohet rruga rajonale Kavadar – Rosoman” informoi Sugareski.
Gjithashtu, në vijim është ndërtimi i rrugës së shpejtë prej Gradskos deri në Prilep, ndërsa deri në nëntor të këtij viti pritet të përfundojë rehabilitimi i aksit të autostradës Negotinë – Demir kapi. E gjithë kjo, siç theksoi, është pjesë e ciklit të madh investues në infrastrukturën rrugore.
Kitanov tha se ura ekzistuese është mjaft e dëmtuar dhe e rrezikshme për përdorim të mëtejshëm. Rruga kalimtare deri te ura gjithashtu është me lakesa të papërshtatshme, dhe ka pasur shumë aksidente dhe kanë rënë shumë makina në lumë.
“Jemi përkushtuar edhe në Komunën e Kavadarit dhe e zgjedhim këtë problem. Ura e re duhet të përfundojë në shkurt. Do të sanohet edhe shtrati i lumit në një gjatësi prej rreth 180 metra, si dhe qasje deri te rruga dalëse në urë që edhe do të ndryshohet. Do të ketë rrugë dhe urë moderne dhe siguri më të madhe”, theksoi Kitanov.
Ndërtimi i urës së re është me rëndësi të madhe për Vatashën dhe Kavadarin, por edhe për të gjitha të tjerat, sepse, siç tha kryetari, ura e vjetër është që nga viti 1960, informoi se investimi është rreth 500 mijë euro së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve dhe Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.