Sugareski: Qytetarët nuk duhet të kenë dyshime rreth referendumit

Qytetarët nuk duhet të kenë dyshime kur bëhet fjalë për dobitë e anëtarësimit në NATO dhe BE, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Marketing

Ai mbrëmë ka marrë pjesë në një tribunë në Resnjë, të cilën e organizoi koalicioni “Së bashku për Maqedoni evropiane” në kuadër të fushatës për referendumin e 30 shtatorit.

Sugareski ftoi qytetarët që të dalin të votojnë në referendum dhe të deklarohen pozitivisht për marrëveshjen me Greqinë.

Ai deklaroi se me votimin në referendum, ndryshimet kushtetuese dhe ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, do të mbyllen çështjet e sigurisë për Maqedoninë, ndërsa dobitë do të jenë të mëdha me anëtarësimin e vendit në BE.

 

Marketing