Sugareski: Rruga Mavrovël-Nikiforovo do të jetë gati deri në fund të muajit tetor

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov sot kanë bërë kontroll në rehabilitimin e rrugës rajonale Mavrovë-Nikifakovo. Rruga është e gjatë 6,6 kilometra dhe në vijim janë aktivitetet për asfaltim që pritet të përfundojnë muajin e ardhshëm.

Marketing

Ministri Sugareski theksoi se punët ndërtimore zhvillohen me dinamikë të përshpejtuar dhe pret që muajin e ardhshëm kjo rrugë të përfundojë.

Investimi për aktivitetet e parapara për rehabilitimin e rrugës që çon nga fshati Mavrovë deri në Nikiforovo është 53 milionë denarë dhe është pjesë e programit për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim dhe mirëmbajtje të rrugëve.

Drejtori i NP për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, i paralajmëroi edhe projektet të cilat zhvillohen në territorin e Komunës Mavrovë-Rostushe për të cilin, siç tha, katër viteve të fundit nuk është investuar në rrugët në këtë pjesë.

Sipas paralajmërimeve të Kitanov dhe Sugarevskit, pjesa nga fshati Nikiforovo përmes Leunovi janë deri në vendin Bunec, me çka do të rrumbullaksohet tërë Liqeni i Mavrovës. Do të fillojë këtë vjeshtë dhe do të zgjatë deri vitin e ardhshëm. Është paraparë rikonstruimi i rrugës për zgjerim të rrugës dhe vendosje të shtresës së re të asfaltit.

Marketing