Sugareski: Së shpejti aneks marrëveshje e re me Sinihidro

Me kompaninë kineze Sinohidro për momentin po zhvillohen negociatat finale që në mënyrë intensive të vazhdojë ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër, paralajmëroi sonte ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Marketing

“Pres që deri në fund të muajit të dorëzojmë deri te Qeveria dhe deri te Kuvendi aneks marrëveshje të reja me të cilën do të lirohen 230 milionë euro dhe në këtë mënyrë do të intensifikohet ndërtimi. Me vetë lirimin e mjeteve të cilat do të mund t’i alokojmë nëpër zëra tëtjerë, do të mund të vazhdojë ndërtimi dhe të paguhen kompanitë të cilat punojnë në ndërtimin e autostradës”, tha Sugareski në intervistë për TV Kanal 5 dhe shtoi se realizuesit dhe nën-realizuesit edhe për momentin po punojnë në pjesën ku nuk ka probleme.

Ai theksoi se paralelisht po punohet në ri-projektimin e lëshimeve të lidhura me tunelin, rrëshqitjen e dheut dhe rrugët e kalueshme.

Për autostradën Shkup-Shtip, afati i të cilit për realizim skadon më 30 shtator të këtij viti, tha se pret që të përfundojë me kohë.

“Kishim takim me Sinohidro dhe nën-realizuesit dhe pritjet tona janë se deri më 30 shtator kjo autostradë do të përfundojë tërësisht dhe lëshohet në përdorim”, potencoi Sugareski.

Për momentin, shtoi, intensivisht po punohet edhe në rrugën e shpejtë Kriva Pallankë – Rankovcë. Ka intensifikim edhe të aktivitetit në pjesën nga Kriva Pallanka deri në kufi, ku do të rikonstruohen pesë kilometra, ndërsa në tetë kilometra do të ndërtohet drejtim i ri rrugor.

Sugareski i porositi qytetarët se janë të sigurta të cilët urat të cilat janë ndërtuar në rrugët shtetërore dhe janë në kompetencë të shtetit.

“Në Korridorin 10 NATO i ka rikonstruuar të gjithë urat, ndërsa në Korridon 8 në vijim është rikonstruim sipas të gjithë standardeve evropiane i pesë urave në rrugën Kërçovë-Gostivar, ndërsa së shpejti do të sanohen shtatë ura tjera”, theksoi Sugareski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve konfirmoi se së shpejti do të publikohet tender i ri për fluturime të lira ajrore.
“Fluturime të reja ajrore në Maqedoni do të ketë dhe thirrja publike për kompanitë ajrore me buxhet të ulët do të shpallet gjatë disa ditëve të ardhshme. Javën e ardhshme Qeveria do ta sjellë dekretin dhe pas disa ditëve pastaj do të shpalle tender i ri”, tha Sugareski.

Për shfuqizimin e tenderit paraprak tha se është bërë për shkak të lëshimeve administrative në ofertë.

“Për mua më prioritare është që puna ime të jetë ligjore dhe e pastër dhe nga ajo asnjëherë mos të heq dorë. Në tenderin paraprak u paraqit një kompani, e cila kishte lëshime administrative në ofertë dhe për këtë arsye është shfuqizuar. U bëjë thirrje të gjithë kompanive ajrore me buxhet të ulët që janë të interesuara të paraqiten në tenderin që do të shpallet ditëve të ardhshme”, potencoi Sugareski.

Theksoi se pret që në kuartalin e tretë dhe të katërt të vitit seriozisht të intensifikohet realizimi i investimeve kapitale.

“Atje ku unë jam kompetent si ministër i Transportit dhe Lidhjeve realizimi i investimeve kapitale është 59,7 për qind dhe kjo mund të shihet në terren. Intensivisht punojnë në pjesë të madhe të komunave në Maqedoni. Një nga arsyet për uljen e realizimit është problemi që u paraqit me gazifikimin e Vodnos”, theksoi Sugareski.

Referendumin vijues e vlerësoi si mundësi korrekte, e cila do të na mundësojë neve dhe gjeneratave të ardhshme që Republika e Maqedonisë të realizojë një nga prioritetet kyçe – anëtarësim në NATO dhe BE dhe theksoi se është i bindur se referendumi do të ketë sukses dhe se Maqedonia do të ecë përpara.

“Marrëveshja e cila është arritur me Republikën e Greqisë për ne seriozisht e përforcon identitetin kombëtar të Maqedonisë. Secili që e ka lexuar mund të shohë se tërësisht është mbrojtur gjuha maqedonase dhe populli maqedonas. Për këtë arsye me vetëdije të pastër qëndrojë pas referendumit dhe do të jem njëri nga ata që do të shkojnë në terren, ku do të tregojë se pse qytetarët duhet ta zgjedhin anëtarësimin në NATO dhe në cilën mënyrë plotësisht janë të mbrojtur interesat kombëtare”, theksoi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski.

Marketing