Ministria e transportit dhe lidhjeve pohon se deri në fund të vitit do të realizohen madje 95 për qind të investimeve kapitale, ka paralajmëruar ministri Sugareski.
Në tetë muajt e parë të këtij viti, realizimi i projekteve kapitale në këtë dikaster ka qenë 63% ndërsa ministri pret dinamikë të përshpejtuar në katër muajt e fundit të vitit.
Ai shton se problem kyç në realizimin e investimeve kapitale për momentin është ndërtimi i gazsjellësit nëpër Vodno, ku aktivitetet janë stopuar për shkak të protestës nga shoqatat ekologjike. Për momentin, atje janë realizuar vetëm 8,6% nga 984 milionë denarët e planifikuar për këtë vit.
Me intensifikimin e këtyre aktiviteteve presim rritje të lartë të investimeve kapitale në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Ne në përputhje me projektet, realizimin, dinamikën dhe vizionin që e kemi këtu, jam i bindur se nga llogaria e rregullt, nga buxheti i rregullt më shumë se 95%, në përputhje me dinamikën me të cilën do të zhvillohet ndërtimi në Vodno do të ketë edhe rritje të përqindjes së tërheqjes së mjeteve nga këto linja kreditore”.
Sugareski paralajmëroi se deri në fund të vitit do të shpallen edhe disa tenderë për ndërtimin e infrastrukturës komunale për disa vendbanime.